×
  • Lajme
  • Lajme / Komunikata

    Arrestohet një person për ‘‘tregti të ndaluar’’, sekuestrohen qindra pako cigare me banderola të Serbisë

    Reporteri
    20 Qershor 2025 | 19:10

    Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Prizren është arrestuar një person nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘tregti e ndaluar’, i cili në lokalin e tij dhe në depo në Prizren, ka pasur në posedim dhe ka shitur cigare dhe produkte të tyre, të llojeve të ndryshme pa tiketa (banderola) të RKS-së.

    Nga policia është bërë e ditur edhe se sot, ka filluar implementimi i Planit Operativ “Luftimi i ekonomisë jo formale”, i cili ishte i fokusuar në tri lokacione dhe mbështetur me aktvendim për urdhër kontrolli lëshuar nga Gjykata Themelore ne Prizren.

    Në këtë plan kanë asistuar edhe NJRHKEK – Prishtinë, NJRHKEK- Gjakovë, Dogana e Kosovës – Njësia Anti kontrabandë, ndër tjerash janë gjetur; 318 pako (6365 cope), cigare pa banderola dhe me banderola të Serbisë; 256 cigare elektronike të llojeve të ndryshme pa banderola; 19 aparate për cigare elektronike pa banderola,

    Komunikata:

    Në Prizren arrestohet një person nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘tregti e ndaluar’

    Prishtinë, më 20.06.2025

    Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, pas një hetimi, kanë arritur të sigurojnë prova se ekziston dyshimi i bazuar se një i dyshuar, në lokalin e tij (kioskë) dhe në depo në Prizren, posedon dhe shet cigare dhe produkte të tyre, të llojeve të ndryshme pa tiketa (banderola) të RKS-së.

    Sot, më 20.06. 2025 me fillim ne ora 08:35, ka filluar implementimi i Planit Operativ “Luftimi i ekonomisë jo formale”, i cili ishte i fokusuar në tri lokacione dhe mbështetur me aktvendim për urdhër kontrolli lëshuar nga Gjykata Themelore ne Prizren. Në këtë plan kanë asistuar edhe NJRHKEK – Prishtinë, NJRHKEK- Gjakovë, Dogana e Kosovës – Njësia Anti kontrabandë.

    Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

    – 318 pako (6365 cope), cigare pa banderola dhe me banderola të Serbisë,

    – 256 cigare elektronike të llojeve të ndryshme pa banderola,

    – 19 aparate për cigare elektronike pa banderola,

    – 4550gr. shije për shisha, pa banderola,

    – 80 cope me mbishkrimin “snus” pa banderola,

    – 3000 cope filtra cigaresh, pa banderola

    Dëshmitë e lartshënuar janë sekuestruar nga njësia e Doganës. Me aktvendim të prokurorit të rastit, është caktuar masa e paraburgimit (48 ore), për te dyshuarin E.T., (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘tregti e ndaluar’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!