Është arrestuar personi i cili disa ditë më parë në veri të Mitrovicës, sulmoi dy gazetarët e Gazeta “Blic” teksa po e realizonin një storie për situatën e furnizimit të qytetarëve në atë pjesë pas shfaqjes së rasteve të para me coronavirus.
Reporteri nga burime përbrenda policisë merr vesh se personi i nacionalitetit serb e ka pranuar në Gjykatë se më datën, 23 mars, në rrugën “Knjaz Milosh”, rreth orës 13:35 fizikisht ka sulmuar gazetarët e Gazetës “Blic” duke i shkaktuar njërit prej tyre edhe lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit të përgjithshëm në Mitrovicë, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit, prej 48 orësh dhe i njëjti është mbajtur në njësinë e paraburgimit në Leposaviq.
Kujtojmë se gazetarët Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramani Arsim Rexhepi i ishin afruar një pike ku shitej miell, dhe po flisnin me qytetarët që po furnizoheshin për t’i pyetur se si po shkon furnizimi, në momentin kur janë sulmuar nga ky qytetar i nacionalitetit serb.
Sulmi ishte dënuar nga komuniteti i gazetarëve, por edhe nga kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.