×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personi i kërkuar për vjedhje të rëndë në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 15:19
    Foto ilustruese.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 24 vjeçar i cili ishte i kërkuar për vjedhje në Prizren.

    “Me datë 13 Prill 2023, rreth orës 09:30 Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren, bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe kane arrestuar te dyshuarin S.B. (24 vjeçar). I njëjti ka qene në kërkim policor për veprën penale “ Vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”, ndërsa arrestimi i tij është bërë në Prizren, në baze të URDHERARREST të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në Burgun Prishtinës në Hajvali, në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje për 1 vit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!