Është arrestuar një person ditën e djeshme, i cili ia kishte marrë një kandidati për patentë shofer 600 euro, për ta ndihmuar në test, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Me vendim të prokururorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
MASHTRIM
Gjilan 27.08.2024-10:00. Me 10.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë-cekur ka kryer veprën penale të lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar duke i marr një shumë parash prej 600€ dhe duke përdorur pajisje elektronike në këmbim të dhënies (mundësimit të kalojë testin) e patentë shoferit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.