×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personi që ka kërcënuar deputetin Haxhi Shala

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 16:21

    Policia e Kosovës, ka arrestuar një person pas kërcënimit që i ka bërë dje deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala.


    Policia ka njoftuar se drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të informatës se dje, më 24.03.2020, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin Sh.J. i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale. Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.”, thuhet në komunikatën e policisë.

    Kujtojmë se dje deputeti i Nismës, Haxhi Shala kishte publikuar një kërcënim që kishte marrë nga një qytetar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!