Sot është arrestuar një person nga Policia e Kosovës në Prishtinë.
Bëhet fjalë për personin që ishte paraqitur si zyrtar policor duke ndaluar femrat në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me datën 05.06.2020 nga hetuesit policor të stacionit të Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprat Mashtrim, prezentim i rrejshëm, dy raste Ngacmim Seksual (të raportuara në prill -maj 2020 )dhe një rast të Dhunimit të raportuar në vitin 2018.
I dyshuari R.S (mashkull) 35 vjeç, i cili dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në veprat e sipërshënuara, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.