Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimet se ka bërë falsifikim të testeve për koronavirus.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, ku thuhet se në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta njësiti policor ka arrestuar edhe një person të dyshuar nën dyshimin se i njëjti ka bërë falsifikim të testeve COVID-19.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Rr. Robert Dol, Prishtinë (NN) 24.08.2021 – 17:45. Me datën 27.08.2021 në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta njësiti policor ka arrestuar edhe një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka bërë falsifikim të testeve Covid-19. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.