×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet pronari i kompanisë që ia mori ulëset komunës së Malishevës

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 10:43

    Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një situatë e pazakontë në komunën e Malishevës.


    Pronari i një mobilerie në Malishevë priti komunën për së paku tre vjet që t’ia paguajë borxhin për vendosjen e ulëseve në asamblenë komunale.

    Kur pushteti lokal nuk e kreu obligim ndaj tij, ai hyri në objekt e i hoqi një pjesë të madhe të tyre.

    Pork y veprim i ka kushtuar atij, pasi policia e ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e ka konfirmuar policia në raportin 24 orësh.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në Kuvendin Komunal Malishevë kishte marr 24 ulëset lëvizëse me arsyetimin që nuk i është bërë pagesa për furnizimin e tyre që kishte bërë më herët. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!