Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është arrestuar, pas aksionit të sotshëm në këtë ministri.
Mediat kanë publikuar pamjet kur Bytyqi është shoqëruar në polici.
Paraprakisht u raportua se është bastisur shtëpia e tij.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se në aksionin në Ministrinë e Liburn Aliut, dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë dhe të të ardhurave.
“Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, shpërlarjes së parasë dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Spceiale për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.