×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga policia

    Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e kaluar në Zveçan

    Reporteri
    15 Nëntor 2024 | 13:33

    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se policia e rajonit të Veriut u ka asistuar Krimeve të Rënda në arrestimin e  të dyshuarit.

    Ai dyshohet për trazirat e 29 majit në Zveçan, ku u lënduan 93 ushtarë të KFOR-it.

    “Rreth orës 11:00 kemi asistu Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në Mitrovica Veri. Dyshohet për rastin e 29 Majit 2024 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, tha Elshani për Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!