×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Arrestohet shoferi i automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Drenas ku vdiq mërgimtari nga Austria

    Reporteri
    18 Prill 2025 | 10:19

    Një person është arrestuar në lidhje me aksidentin e djeshëm në Tërstenik të Drenasit, ku mbeti i vdekur një person. Policia e Kosovës ka njoftuar se shoferi i automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje.

    Në këtë rast lëndime ka pësuar edhe një person tjetër, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete, ku përveç dëmeve materiale drejtuesi i motorit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar drejtuesi i veturës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Viktimë e aksidentit të djeshëm  në fshatin Tërstenik të Drenasit, është një i ri nga Kosova që jetonte në Austri.

    I riu po qëndronte për pushime në vendlindje.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti.

    Aksidenti në Tërstenik: Viktima mërgimtar nga Austria, po qëndronte për pushime në Kosovë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!