×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet shoferi i traktorit i përfshirë në aksidentin ku u mbyt 19 vjeçari Alor Bekolli

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 9:06

    Një person ka humbur dhe shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në hyrje të fshatit Shajkoc të Podujevës, shkruan Reporteri.net.


    Në këtë aksident mbeti i vdekur 19-vjeçari Alor Bekolli, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

    Policia në raportin e sotëm bën të ditur se si i dyshuar për këtë rast është arrestuar drejtuesi i traktorit, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i 19 vjeçarit është dërguar për obduksion.

    Numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar në aksidentin që ka ndodhë në Shajkovc të Podujevës ka qenë 8 persona. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!