Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer tri vjedhje në tri shtëpi të ndryshme në Fushë-Kosovë.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull –shtetas i R. së Shqipërisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer tri vjedhje në tri shtëpi të ndryshme në zonën e stacionit policor Fushë Kosovë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.