×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet shtetasi kosovar në Shqipëri, i kërkuar për tentimvrasje në Prishtinë

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 8:38

    Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 19-vjeçar nga Kosova i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe një armë zjarri.


    Nga verifikimet, policia ka zbuluar se i njëjti ka qenë në kërkim në Kosovë për “vrasje e mbetur në tentativë”.

    “Shtetasi U. A., nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, ka rezultuar se ishte person në kërkim për llogari të Kosovës, për veprën penale ‘Vrasja e mbetur në tentativë’”, shkruan Policia e Shtetit në Facebook.

    Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhërarrestin për të dyshuarin, ndërsa tash i është dërguar Interpol Tiranës për ta ekstraduar në Kosovë.

    19-vjeçari në shtator të 2020-s, në një spital në Prishtinë kishte goditur me thikë, në tentativë për ta vrarë, një doktor të spitalit duke e plagosur rëndë, sqarohet nga detajet e dhëna nga policia.

    “Sqarojmë se shtetasi U. A., në momentin e ndalimit nga ana e Policisë Rrugore, për kontrollin e dokumentacionit, ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur së bashku me armën e zjarrit, gjatë ndjekjes nga patrullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë”, thuhet tutje.

    Ndërkaq, Policia e Shqipërisë ka publikuar videon e momentit kur ka arrestuar shtetasin kosovar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!