×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Arrestohet shtetasi turk në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare

    Reporteri
    04 Prill 2025 | 8:59

    Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një shtetas turk, i dyshuar për keqpërdorimin e kartelave bankare dhe çeqeve të rreme.

    Ai dyshohet se ka përdorur kartela bankare të huaja dhe POS terminale të bankave vendore për të përfituar kundërligjshëm, me datë 03.04.2025.

    Shtetasi turk është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, pas arrestimit.

    “Si rezultat i angazhimeve të njësive policore lidhur me rastin me datë 03.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!