Një shtetas turk është dërguar në mbajtje për veprën penale “prodhim dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.
Atij i është gjetur një sasi e botoksit që në total kap vlerën e 150 mijë eurove, siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Materiali është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa në cilësi të provave nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 11,160 euro para kesh.
“Prishtinë 28.03.2025. Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas sigurimit të provave ka ndaluar një të dyshuar mashkull shtetas turk, tek i cili kanë gjetur një sasi të materialit që përdoret në mjekësi (botoks). Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë. Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150 000 €”.
“Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 11 160€ para kesh. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.