×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet suharekasi, Policia ia gjen në shtëpi 3 pushkë, 1 pistoletë e shumë fishekë

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 13:23

    Policia e Kosovës në një aksion që ndërmarrë në Suharekë i ka gjetur një qytetari të Suharekës në shtëpi 3 pushkë, 1 pistoletë e shumë fishekë.


    Policia ka bërë të ditur se policia i dyshuari është dërguar në mbajtje 48 orë.

    Njoftimi i policisë:

    Në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Prizrenit Njësiti i hetimeve të policisë në Suharekë së bashku me njësitet e tjera policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit L.K i lindur në vitin 1978 në Suharekë, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe janë sekuestruar disa pushë, pistolë, fishekë e pjesë të pistolestës.

    Siç njofton policia i dyshuari është dërguar në mbajtje 48 orë.

    Në lidhje me rastin kanë falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e mirë me policinë dhe se falë ndihmës së tyre është arritur të ndalohej nga policia

    Atij i janë gjetur :

    1.Një pushkë automatike AK-47

    2. Një pushkë gjuetie, “Zbrojovk Brno”

    3. Një pushkë gjuetie, “Sarsilmaz silah sanay-duzce”, model 2803-12GGA26

    4.Një pistoletë ajrore RWS cal.4.5mm

    5. Dy karikatorë të AK-47

    6. Shtatëmbëdhjetë (17) fishekë të pushkës se gjuetisë GA-12

    7. Njëzeteshtatë (27) fishekë cal.7.62

    8.Pjesë të pistoletës ajrore “Umarex12gCO-Bulb”

    9.Diabolla pro magnum cal.4.5, 300 copë

    10. Dy rrethatore për vendosjen e diabollave

    11. Një mbajtëse fishekësh (fishekore) për pushkë gjuetie

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!