×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet zyrtari i Fushë Kosovës, mashtroi për marrjen e subvencioneve

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 17:59

    Policia e Kosovës ka njoftuar se Krimet Ekonomike kanë arrestuar sot një person (zyrtar në Komunën e Fushë Kosovës) pasi i njëjti kishte mashtruar disa qytetarë me premtimin se do t’i ndihmojë për marrjen e subvencioneve.

    Njoftimi i plotë:

    Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit, sot me datë 13.06.2022, gjate ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar të dyshuarin me iniciale (I. K.), i cili dyshohet se duke e keqpërdorur pozitën e tij si zyrtarë në Komunën e Fushë Kosovës, i ka mashtruar ankuesit në këtë rast, i ka joshur duke ju premtuar që do ti ndihmoj në marrjen e subvencioneve, dhe viktimat në rastin konkret, duke e pasur parasysh se i njëjti punon si zyrtarë në Komunë i kanë besuar dhe i kanë dhënë para (disa mijë euro) për rregullimin e dokumenteve dhe aplikimin për subvencione, e që në fakt i dyshuari nuk ka rregulluar dokumente e as që ka aplikuar për subvencione, duke ju shkaktuar dëm të konsiderueshëm material ankuesve.

    Me këtë rast i dyshuari i lartcekur me iniciale dyshohet se ka kryer vepër penale “Mashtrim” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!