Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një oficer korrektues është arrestuar, pas është zënë në flagrancë duke futur gjëra të dyshimta në dhomën e njërit nga të paraburgosurit, shkruan Reporteri.net
“Shërbimi Korrktues i Kosovës njofton opinion publik se sonte rreth orës 19:28 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, oficeri i dhomës së kontrollit gjatë monitorimit të kamerave ka vërejtur se në krahun A/2 dhoma 07, njeri nga oficerët e këtij krahu pa autorizimin e lejuar, në mënyrë jo të rregullt, i është afruar dhomës dhe pasi ka biseduar përmes derës së mbyllur me të paraburgosurit e kësaj dhome, i njëjti është përulur dhe përmes fundit të derës ka futur gjera të dyshimta në dhom”:, thuhet në njoftim.
Sipas këtij njoftimi pas lokalizimit të të dyshuarit në dhomën e paraburgimit janë gjetur gjërat e dyshimta.
“I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, të cilët pas lokalizimit të oficerit të dyshuar dhe organizimit të bastisjes së dhomës, kanë arritur të gjejnë mjete të dyshimta. Lidhur me rastin menjëherë janë njoftuar policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion për intervistim”, është bërë e ditur në njoftimin e SHKK-së.
Ata thonë se Shërbimi Korrektues i Kosovës është i fokusuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe substancave narkotike, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe korrupsionit, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me veprime të tilla.