Albcontrol dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigimit Ajror e Kosovës, kanë nënshkruar sot një Letër Marrëveshje për koordinimin e trafikut ajror midis Tiranës dhe Prishtinës.
Marrëveshja është lidhur në kuadër të projektit “Mbledhja për Normalizimin e Aviacionit të Ballkanit” (BANM), të udhëhequr nga NATO, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi i plotë:
Albcontrol dhe ASHNA nëshkruajnë Letër Marrëveshje pë hapjen e korridorit ajror Shqipëri – Kosovë
Albcontrol dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigimit Ajror e Kosovës, kanë nënëshkruar sot një Letër Marrëveshje për koordinimin e trafikut ajror midis Tiranës dhe Prishtinës.
Marrëveshja është lidhur në kuadër të projektit “Mbledhja për Normalizimin e Aviacionit të Ballkanit” (BANM), të udhëhequr nga NATO.
Ky është një hap i rëndësishëm për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës sepse korridori i ri ajror do t’i shkurtojë për rreth 15 minuta fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe, si rrjedhojë, do t’i rrisë përfitimet e udhëtarëve, do t’i ulë kostot operacionale të kompanive ajrore dhe emitimet e karbonit drejt një aviacioni më të gjelbërt.
Me këtë rast, ASHNA falënderon të gjithë partnerët, e në veçanti autoritetet e NATO-s dhe KFOR-it, që kanë lehtësuar këtë arritje dhe vazhdojnë ta përkrahin zhvillimin e aviacionit civil në Kosovë.
https://www.facebook.com/ASHNA.RKS/posts/2682107815359828?__xts__%5B0%5D=68.ARBJ7ogdKdgbny5rW8ZerzDXZNQGXTAbM42tSyBQJOy8EfTiWw7OSEBRGM2i_RwiynDyslMh-VN6t8t5zOug3ajcE91ACq9v2jggcv7mxtJbixNdOTY28L0BStY1_J_sMGVP9mT-M6Yb1dYuJbE9rvq6XDRM1AHo5lNL1ZAqCk4zIGUTGkW-RzN93Yi7PhFU6IGjaYzfFdxXvu3c1K3-fsizRHEx0t4uFHv97PW5axz7t68bmH4OQeQHNRwrFIDDb0l_ryKHuda9-RH-SFwRwKPsXqNbHx8zmRvCOhLmnS1gdv7IHBAyOS18FFuM76kjfgKSn7mT5hTCcmS1QqJQtRDE7Bql&__tn__=-R