×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrijnë në Qendrën Studentore të riatdhesuarit nga Amerika

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 19:03

    Kanë arritur në vendlindje 143 qytetarë të Kosovës që ishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Ende nuk dihet se a i janë nënshtruar ndonjë kontrolle mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

    Kujtojmë se sot Ambasada e Kosovës në Washington ka bërë të ditur se me ndihmën e institucioneve të Kosovës do të realizohet fluturimi.

    “Sot në Prishtinë arriti fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ndihmën e institucioneve të Republikës së Kosovës, 143 bashkatdhetarë të ngujuar në SHBA për shkak të pandemisë COVID-19 tashmë janë rikthyer në shtëpi”, thuhet në njoftim.

    “Ju falënderojmë të gjithëve për durimin e treguar gjatë kësaj periudhe, dhe ju lusim të vazhdoni të tregoni kujdes të shtuar për shëndetin tuaj dhe familjeve tuaja. #RriNShpi ?? ??”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!