×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrijnë në Kosovë dozat e para të vaksinave anti-COVID

    Reporteri
    28 Mars 2021 | 19:49

    Sapo ka ateruar në aeroportin “Adem Jashari”, aeroplani i cili ka sjellë 24 mijë vaksniat anti-COVID për Kosovën.


    24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID sapo kanë ardhur në Kosovë nga COVAX.

    Ceremonia e pranimit të vaksinave do të mbahet në orën 20:15 në Aeroportin “Adem Jashari”.

    Po kush janë personat e parë që do t’i marrin vaksinat?

    Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar në shkurt Planin e ri shtetëror për vaksinim kundër COVID-19 në Kosovë.

    Sipas këtij plani të miratuar më 18 shkurt të këtij viti dhe i cili nuk ka ndryshuar, në fazën e parë pritet që të vaksinohet 3 për qind e popullatës për të vazhduar me fazën e dytë për 17 për qind e në atë të tretën 50 për qind.

    “Sipas planit të pasqyruar në këtë dokument (Plani Shtetëror i Vaksinimit), futja në përdorim e vaksinës kundër COVID-19 do të bëhet gjate tri fazave. Në fazën e parë të futjes në përdorim të vaksinës, 3 % e popullsisë (apo 54,000 punëtorë shëndetësorë dhe të moshuar) do të vaksinohen. Në fazën e dytë – pjesa tjetër e popullsisë prej 17 % (306,000 qytetarë) do të vaksinohen”, shkruhet në plan.

    Tutje aty thuhet se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet barazisë në shpërndarje të tyre. Kësisoj, rreth 11 mijë doza vaksinash do t’u dedikohen 5400 punonjësve shëndetësorë dhe të moshuarve (nga 10 për qind e popullsisë që vaksinohet në fazën e parë) në dhjetë komuna me shumicë serbe. “Strategjia e shpërndarjes së vaksinave në këto komuna është e njëjtë me komunat e tjera”, shkruhet më tutje.

    Sipas këtij dokumenti 70 faqesh gjatë fazës së parë dhe të dytë do të përdoren vaksinat që do të vijnë nga skema COVAX e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e në fazën e tretë planifikohen ato të kompanisë “Pfizer”.

    Në raportin e aprovuar nga MSH-ja janë paraqitur edhe kategoritë që pritet të vaksinohen kundër COVID-19, ku në të parën janë personeli mjekësor, banorët e shtëpive të të moshuarve, personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 80 vjeç.

    E në fazën e dytë prioritet u është dhënë mësimdhënësve e pjesëtarëve të forcave të sigurisë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë. Pra, sipas këtij plani synohet vaksinimi i 70 për qind e popullsisë, apo 1 milion e 260 mijë persona.

    Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se sot në ora 20:15 kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19.

    Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!