×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrin në 30 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 23:12

    Dy rastet pozitive janë raste me vendbanim nga Gjilani, njeri i gjinisë mashkullore me moshë 20 vjeç dhe tjetra e gjinisë femërore e moshës 36 vjeç.


    Me daljen pozitiv të këtyre dy rasteve, numri i përgjithshëm ka shkuar në 30.

    “Sot me 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 104 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe gjashtë prej tyre janë pozitive (katër raste ne testimin e parë dhe dy raste në testimin e dytë)”, thuhet në një komunikatë të Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Shendetit Publik

    “Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë raste kanë rezultuar positive”, thuhet më tej në komunikatë dhe bëhet thirrje për respektim të rregullave të parandalimit.

    QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

    MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

    NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!