×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrin në 48 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 22:56

    Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar katër vdekje si pasojë e koronavirusit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të shtunën se deri tash, si pasojë e COVID-19, në vend kanë vdekur 48 persona.


    Të premten, në raportin ditor të IKSHPK-së, ishin të regjistruara 44 vdekje.

    Në mëngjesin e së shtunës, Qendra Klinike Universitare njoftoi për tri vdekje, ndërsa në raportin e mbrëmjes nga IKSHPK’ja u shtua edhe një numër në listën e të vdekurve.

    Deri tash në Kosovë janë regjistruar 2590 raste pozitive. Nga ta 1394 janë shëruar e 48 kanë vdekur.

    https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2856351414492844?__xts__%5B0%5D=68.ARA5fkRagrKKP53JPHrDIwjfHKr21_UxyPKKEvc7Nc271b2mRNBagKrkEfJa8l2DP2XGO3DUuWXZKAZ0vfH2clgmt5bIUc9aFmhQ_VXBQmxg9VIzm-mWRK6ZrHVvhlQF_j29QHFVPGcqXiNqwv889q5CXG-wwU5F9deX_tYeMtxOZg_yM4goehVj1TYVaMSNN3cXTu6mG8AaaBLBz_h54IvrRXD3wH2Pask4IzxCod_gPv5tnauZv83We7xiPfbU8oJK4McqFzO05I5RSN0IsqTy_TBQ7285L2Wai_FzuPQ0yXHlf-DO4IH_5S-hlpwdsUjBXYpX5aUvDhghBR7A-g&__tn__=-R

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!