Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar disa teste për COVID-19, në mesin tyre kemi edhe testin e shpejtë (rapid testing), që mundësojnë testimin dhe dhënien e rezultateve për infektimin me COVID-19 në kohë të shkurtër për pak minuta.
Këto teste të shpejta janë aprovuar tani së fundmi edhe zyrtarisht nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA.
Me përdorimin e tyre, mostrat nuk kanë pse të dërgohen në laborator qendror për analiza, por analizat mund të bëhen drejtpërdrejt në klinikat e kujdesit shëndetësor, gjë që zvogëlon dukshëm kohën e pritjes dhe rrite mundësinë e parandalimit.
Mostrat e para të këtij produkti tani kanë arritur edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.
Në njoftim thuhet se një sasi e mostrave për testim pilot në Kosovë UBT i ka dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë, me qëllim që të përdoren dhe testohen pacientët e infektuar, apo edhe personat që dyshohet që janë të infektuar për të parë rezultate dhe për të krahasuar metodën aktuale që po përdoret tani për tani zyrtarisht në Kosovë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.