×
  • Lajme
  • Lajme

    Arsyeja një vepër penale, përfundon bastisja e Speciales në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 19:03
    Veturat e EULEX-it largohen nga banesa e ish-këshilltarit të Thaçit, Adil Behramaj

    Ka marrë fund bastisja në banesën e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, bastisja në banesën Behramajt filloi qysh në orët e para të mëngjesit, për të përfunduar në orët e vona të pasdites, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Jashtë banesës së Behramajt u pa një numër i shtuar i pjesëtarëve të EULEX-it, që nën moderimin e Policisë së Kosovës, kishin kryer aksionin e urdhëruar nga Gjykata Speciale.

    Avokati i Adil Behramajt, Artan Qerkini, tregoi se arsyeja e kësaj bastisjeje ishte një pretentim i Prokurorisë Speciale për vepër penale, që ai tha se është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara.

    “Siç kemi raportuar edhe më herët, sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara, është bastisur banesa e Adil Behramaj, në lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specializuar për një vepër penale e cila, sipas tyre, është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara”, deklaroi ai.

    Behrami deklarohet për media, bashkë me avokatin tregojnë arsyen e bastisjes nga Specialja

    Tutje, Çerkini tha se me të parë vendimin, Mbrojtja ka konstatuar se në disa pika ka shkelje kushtetuese, vërejtje këto që do të adresohen në momentin e duhur.

    “Mbrojtja e ka parë vendimin, e ka bërë një vlerësim fillestar të tij. Mendojmë se ky vendim, në disa pika, është i përfshirë në shkelje kushtetuese. Mirëpo ne, këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural”, tha ai.

    Ndërkaq, nga ZPS-ja nuk e kanë komentuar këtë akt.

    Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, nga ZPS-ja kanë thënë se nuk mund të komentojnë mbi hetimet e veta.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi hetimet e veta”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett për Reporteri.net.

    Kujtojmë se në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

    Gjykimi në rastin e Thaçit dhe të tjerëve pritet të fillojë më datë 3 prill. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!