Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës dikur ishte edhe vetë, po shkon drejt autoritaruizmit.
I ftuar në emisionin “Spotlight”, prodhim i gazetës online Reporteri.net, Molliqaj ka thënë se Kosova do të përjetojë edhe faza më të rënda të autoritarizmit.
Mes tjerash Molliqaj ka folur edhe për arsyet që e kanë çuar atë disa vite më parë të largohet nga partia e kryeministrit aktual, Albin Kurti.
Ai ka thënë se nuk ka mundur ta pranojë në thelbi i Vetëvendosjes ka qenë populist dhe autoritar.
“Unë nuk e mohoj që Vetëvendosja e do Kosovën, por nuk ka rëndësi dashnia, ka rëndësi çka bon me atë dashni. Plot njerëz e dojnë gruan po e vrajnë, ose burrin, ose vllaun, ose shokun, ose qytetarin. Dashnia është në një rrafsh tjetër, por në marrdhënie të tilla nuk dmth kurgjo. E ka idenë të gabuar dhe të rrezikshme. Mos harroni njerëzit që kanë bërë më së shumti krime në histori kudo, në daç në Ballkan, në dac në Gjermani, Rusi, Amerikë ata e kanë dashtë, e kanë dashtë në mënyrë të rrezikshme edhe qat ide qysh e kanë dashtë dhe qysh i kanë jep vetes të drejtë, I kanë vra në emër të dashnisë. Kur vrahen në emër të fesë njerëzit, edhe kur janë vrarë në të kalumen në emër të një ideje të mirësisë për popullin vrahet. Edhe kur na kanë vra diktatorët më herët na kanë vra në emër të Shqipnisë, në emër të Jugosllavisë na kanë vra, pra na kemi dashtë me prishë Jugosllavinë shqiptarët dhe kroatët. Çka unë mundem me pranu ka qenë që thelbi I Vetëvendosjes ka qenë populist dhe autoritar, për të cilën unë nuk kam qenë i vetëdijshëm qysh jam vetëdijësu në 2016-tën jo tash, Se arsyeja pse jemi nda është qikjo. Por një send që duhet me pas parasysh është që krejt partitë krejt liderët autoritar kudo në botë përshkallëzohen d.m.th nuk janë prej fillimit të njëjte, pushteti rrethanat shkojnë tu i ba më autoritar, faza faza. Do të kemi faza më të rënda në Kosovë. Kemi me kalu prej një faze të 2020-2024 deri në 2025-2029 tu përkeqësu. Prandaj kanë qenë dy faktor, unë nuk kam qenë mjaftueshëm i vetëdijshëm duke qenë pjesë e saj dhe dy është përkeqësuar kjo punë dhe ka marrë drejtim. Ka evoluar drejt autoritarizmit të pashmangshëm.”, ka thënë Molliqaj.
Intervista e plotë me Dardan Molliqajn, në kuadër të emisionit “Spotlight”, publikohet të martën në ora 20:00, në kanalin “Reporteri” në YouTube.