×
  • Lajme
  • Lajme

    Arsyetimi i Zemajt kur pyetet pse nuk i ndaloi tubimet në pandemi: Nuk doja të politizohej çështja e virusit

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 20:52

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se arsyeja pse nuk i ndaloi tubimet elektorale, për shkak të pandemisë, ka qenë qëllimi i tij për mos ta politizuar çështjen e virusit.


    Në Blic Interview, i pyetur se pse lejoi që të mbahen lirshëm tubime elektorale, duke mos u respektuar asnjë masë anti-covid, Zemaj tha se po të merrte një vendim të tillë, do të kishte përplasje politike.

    “Pandemia kështu ashtu ishte politizuar, gjë nuk do të duhej. Po të merrja vendim që mos të lejohet asnjë tubim i partive politike, atëherë do thellohej ky politizim i virusit. Nuk isha i interesuar që ta bëjmë temë elektorale çështjen e pandemisë”, ka thënë Zemaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!