Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar edhe një herë sa i përket koalicionit paszgjedhor me PDK-në.
Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar pas raportimeve për mospajtime brenda partisë në lidhje me koalicionin me PDK-në, shkruan Reporteri.net
Haxhiu ka thënë se ajo dhe Glauk Kinjufca kur kanë folur për koalicion me PDK-në, nuk e kanë kundërshtuar njëri-tjetrin, por e kanë thënë të njëjtën gjë në mënyra të ndryshme.
“Unë dhe Glauku nuk e kemi kundërshtuar njëri-tjetrin. E kemi thënë të njëjtën gjë, në mënyra tjera. Njëri në përpjekje për të vënë në pah se tash gjendemi në një kontekst të ri politik në të cilin PDK është e parëndësishme që Lëzivja t’i vihet përballë, e që u keqkuptua qëllimisht, e tjetri në gjuhë të thjeshtëzuar për t’ia rikujtuar PDK-së që mbetet po e vjetra.
Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDSOJE! është e pashmangshme. Ne po punojmë që ta sigurojmë këtë, dhe besojmë në vullnetin e qytetarëve dhe punën e Lëvizjes”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se, Glauk Konjufca ditë më parë në një emision televiziv e la të hapur mundësinë e koalicionit paszgjedhor me PDK-në që tashmë drejtohet nga Enver Hoxhaj, që është edhe kandidat i kësaj partie për kryeministër. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.