×
  • Lajme
  • Lajme

    Arta Rama fajëson mediat për lëshimin e saj në deklarimin e pasurisë: Nuk i kam 6 milionë Euro në bankë, por 6 mijë

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 21:14

    Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, ka fajësuar mediat për lëshimin e saj teknik në formularin e deklarimit të pasurisë.


    Ajo ka thënë se nuk i ka 6 milionë euro por 6 mijë.

    Rama-Hajrizi, me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ka thënë se lajmi është i pavërtetë dhe se bëhet fjalë për lëshim Teknik në Formularin e deklarimit të pasurisë.

    “Sot në mediumin Koha është publikuar lajmi me titullin: “Ish-kryetarja e Kushtetueses me mbi 6 milionë euro para të gatshme”, bazuar në Formularin e Deklarimit të pasurisë për vitin 2020, nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK)”, ka deklaruar ajo.

    Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

    Të nderuar miq,

    Sot në mediumin Koha është publikuar lajmi me titullin: “Ish-kryetarja e Kushtetueses me mbi 6 milionë euro para të gatshme”, bazuar në Formularin e Deklarimit të pasurisë për vitin 2020, nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK).

    Duke respektuar gjithnjë të drejtën e mediave për informim dhe transparencë, për hir të së vërtetës dhe informimit të saktë të opinionit publik dua t’ju njoftoj se, ky nuk është lajm i saktë, meqenëse është i bazuar në të dhënat e shënuara gabimisht në formularin e deklarimit të pasurisë. Shuma e saktë e parave të gatshme është: 6,311.98 euro (pra 6 mijë), e jo 6 milionë.

    Bëhet fjalë për një lëshim teknik në plotësimin e Formularit të deklarimit të pasurisë, për ç’arsye unë nesër do t’u drejtohem zyrtarëve kompetent të kësaj agjencie që sa më parë të korrigjohet ky gabim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!