×
  • Lajme
  • Lajme

    Artan Behrami i PDK-së: Shteti po shkon drejt kolapsit nga një kryeministër hileqar

    Reporteri
    29 Mars 2025 | 9:58

    Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, e ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë

    Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se  qytetarët po jetojnë në një anarki dhe në një pasiguri totale.

    Ai ka përmendur mungesën e shtesave për policët dhe shtrenjtimin e rrymës.

    Sipas tij, shteti po shkon drejt kolapsit.

    “Ne po jetojmë në anarki dhe në pasiguri totale. Shteti po shkon drejt kolapsit nga një kryeministër hileqar, që shkel ligjet, rregullat dhe kushtetutën. Që policët, ushtarët, mjekët, zyrtarët shtetërorë i sheh si mjet për shërimin e traumave personale përmes shtypjes, denigrimit, nënshtrimit! Rryma shtrenjtohet, policët mbesin pa shtesa, qytetarët vriten në vendet e tyre të punës”, ka shkruar Behrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!