×
  • Lajme
  • Lajme

    Artikulli i sponzoruar nga qeveria, Kosova paraqitet si vend “ku lindën manastiret madhështore serbe”

    Reporteri
    07 Tetor 2022 | 15:05

    Në një artikull të sponzoruar turistik nga Ministria e Tregtisë dhe Ndërmarrësisë në revistën franceze “petit fute” Kosova është paraqitur edhe si “vend ku kanë lindur ‘manastiret madhështore’ të kishës ortodokse serbe”.

    Një gjë të tillë e quajti skandaloze Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, derisa shtoi se “nuk po mund ta besonte” që Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë sponzouar gjë të tillë.

    Vetëm Serbia e ka këtë doktrinë ku pretendimet e saj territoriale ndaj Kosovës i projekton dhe i propagandon bazuar prezencën e tempujve fetarë ortodoksë në zonën e Kosovës.

    Andaj, tha Tahiri, kur ia kumtuan lajmin se një artikull i tillë është botuar e sponzoruar nga institucionet e Kosovës, “mendoja mos e kanë ngatërruar me Qeverinë e Republikës së Serbisë”.

    Serbia, e cila një prej “argumenteve” që i mbron më me zjarr janë pikërisht tempujt fetar.

    “Si ka mundësi që Qeveria e Republikës së Kosovës ta promovojë Kosovës si vend ku kanë lindë Manastire Madhështore të Kishës Ortodokse Serbe?”, pyeti Tahiri.

    Kjo është doktrinë e Serbisë dhe është skandaloze të promovohet me para të taksapaguesve kosovarë një artikull i tillë, u shpreh Tahiri.

    “Çka me thanë ma tutje [Aleksandar] Vuçiçi, [Vuk] Jeremiçi, [Boris] Tadiçi ose ai tjetri. A po e shihni çfar argumente ju po i jepni kundërshtarëve të Republikës së Kosovës që nesër ta ngrisin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së?”, tha Abelard Tahiri.

    Tahiri tha se fillimisht “nuk mund t’i besonte” mikut të tij që ia dërgoi këtë revistë ku artikulli ishte i sponzoruar nga Qeveria e Kosovës, dhe se ka kërkuar përkthim zyrtar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!