Pasi i dha një varg kritikash ndaj kryeministrit Kurti, aktori Çun Lajçi në një status në facebook zë vend edhe për kritika ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.
“Ky far flokçi i Londonit, u ba kryetar me votat e Kurrizit, po kot, nuk e hoq plehun e tunelit! Ai kuterbon coftina e Rama falë toka n’Berrnicë për Sandy Hill-a!”, shkruan Lajçi në status.
Në Kuvendin Komunal në Prishtinë me 26 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime, është votuar propozimi i kryetarit të Prishtinës Përparim Rama për dhënien në shfrytëzim të parcelës së Komunës së Prishtinës me sipërfaqe prej 17 hektarësh, kompanisë “Sunny Hill”, në kohëzgjatje për 99 vite.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.