×
  • Lajme
  • Lajme

    As Isa Mustafa nuk e di nëse Kurti ftoi përnjëmend ambasadorët në takim, tregon marrëveshjen ideale

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 16:45

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, rreth 20 minuta para nisjes së takimit të radhës të paraparë me kreun e VV-së, Albin Kurti, i thirrur për sot në ora 17:00.


    Mustafa, deri sa ka hyrë në Kuvend, i pyetur nga gazetarët ka thënë se nuk e dinë nëse në takimin e sotëm do të marrin pjesë ambasadorët e vendeve të QUINT’it, pasi sipas tij nuk janë ftuar nga na e tij dhe partisë që ai drejton.

    “Nuk e di sepse ne nuk I kemi ftuar. Do të shkojmë në takim, edhe në qoftë se vijnë ambasadorët”, tha Mustafa, shkruan Reporteri.net.

    Sa i përket pritshmërive nga ky takim, Mustafa tha se nuk e di nëse do të dalin as sonte nga takimi, me marrëveshje për të bashkëqeverisur me VV-në.

    “Sa na përket neve, ne i kemi dhënë qartë qëndrimin dje. Vlerësojmë se zgjidhja që ne e kemi ofruar është zgjidhje e cila funksionon, e cila dy palëve ju ofron partneritet dhe do të thotë një balancim”, tha kreu i LDK-së.

    Ndryshe, para se të nisë ky takim, deri me tash, Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe Zyra e BE-së, kanë deklaruar se nuk kanë marrë ftesa nga Kurti e Mustafa për të qenë të pranishëm në takimin që pritet të nisë pas pak në Kuvendin e Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!