×
  • Lajme
  • Lajme

    As këtë vit shteti nuk angazhon asistencë për fëmijët me nevoja të veçanta

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 20:40

    As këtë vit, institucionet e vendit nuk kanë bërë asgjë për angazhimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.


    Por, atë që nuk po e ofrojnë institucionet po e kryejnë vetë vullnetarët.

    Disa vullnetarë po shërbejnë si asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta në Kosovë.

    Rikthimin në shkollë do ta kenë sfidues edhe njëherë tjetër.

    Për nxënësit me nevoja të veçanta as këtë vit nuk janë angazhuar asistentë të cilët do t’ua lehtësonin mësimnxënien.

    Këtë pozitë që nuk po e ofrojnë institucionet, po e plotësojnë vullnetarët.

    Drenusha Abazi për gjashtë muaj radhazi kishte shërbyer vullnetarisht si asistente për fëmijët me nevoja të vecanta në kryeqytet.

    Bazuar në përvojën e kësaj periudhe, Abazi thotë që prezenca e asistentëve është e domosdoshme.

    Edhe këtë vit shkollor ka nisur iniciativa për angazhimin e vullnetarëve.

    Deri tani janë lajmëruar rreth njëzet vullnetarë për të punuar si asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.

    Se a kanë mundësi për të angazhuar asistentë, nuk janë përgjigjur për dy ditë radhazi nga Ministria e Arsimit.

    Por në komunën e Fushë Kosovës ku ka mungesë të theksuar të asistentëve, i thanë televizionit se nuk kanë norma e as mjete që t’i punësojnë të njëjtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!