Çdo fundjavë publikohen pamje nga kolonat e gjata në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë.
Madje, jo vetëm në fundjavë, tollovi në këtë pikë kufitare po shkaktohet edhe gjatë ditëve të tjera.
Edhe sot në orët e hershme të mëngjesit një numër i madh i qytetarëve nga Kosova janë nisur drejt bregdetit shqiptar, shkruan sinjali.
Si rrjedhojë janë shkaktuar kolona të veturave në këtë pikë kufitare që lidh Shqipërinë dhe Kosovën.
E nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, njoftojnë se në këtë pikë kufitare kolonat janë deri në 40 metra.
Për të hyrë duhen deri 5 minuta e për të dalë, 10 minuta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.