×
  • Lajme
  • Lajme

    As plisi e ‘besa besë’ nuk e ndihmuan kandidatin e Erdoganit që ta fitojë Stambollin

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 23:41

    Pas humbjes së Ankarasë, partia e presidentit turk ka humbur edhe qytetin më të madh dhe më me ndikim në vend, Stambollin. Atë e ka fituar kandidati i partisë opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), Ekrem Imamoğlu.


    Megjithatë, kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Binali Yıldırım, i cili gjatë fushatës elektorale u shfaq edhe me plisin shqiptar në kokë, duke pretenduar votat e migrantëve shqiptarë atje, ende nuk po e pranon humbjen, edhe pse po thotë se kundërkandidati i tij ka 25 mijë vota më shumë. Ai po pretendon në rinumërimin e votave të shpallura si të pavlefshme, me bindjen se janë shpallur gabimisht ose me qëllim si të tilla. Yildirim tha se janë rreth 31 mijë kuti votimi, dhe nëse vetëm nga një votë në secilën kuti i është shpallur e pavlefshme, atëherë ato e përmbysin rezultatin në favor të tij, ku deri tani dallimi është 25 mijë vota, shkruan reporteri.net.

    Kandidati i partisë së Erdoganit, për kryetar të Stambollit gjatë fushatës në zonat me emigrant nga Ballkani, ishte shfaqur me plisin shqiptar në kokë, dhe e kishte përdorur fjalën shqipe ‘besa besë’, duke u thënë votuesve se do të veprojë sipas kësaj shprehje, se kur jepet fjala me ‘besa besë’, ajo ose mbahet ose shkon koka.

    Ai kishte thënë se duke e përdorur fjalën “besa besë” në gjuhën shqipe, “Shqiptarët kanë një fjalë, ‘besa besë’. Kjo fjalë është betim i madh. Më i rëndësishëm se gjithçka. Nëse një person thotë ‘besa besë’, koka shkon por premtimi përmbushet. Edhe unë juve ju them ‘besa besë’. Ju jap fjalën e Binali Yıldırım. Në Stamboll do të shërbejmë në paqe dhe me një ndjenjë të përbashkët”. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!