×
  • Lajme
  • Lajme

    As prejardhja nga fshati i njëjtë me Presidenten Osmani s’e shpëtoi Valdete Dakën nga shkarkimi

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 16:47

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkarkuar Valdete Dakën nga udhëheqja e KQZ-së. Me anë të një dekreti Osamni i ka përfunduar mandatin para kohe si kryetare të Komisionit Qendron të Zgjedhjeve. Osmani ka pasur përplasje më Dakën edhe gjatë kohës sa drejtonte Presidencën si ushtruese e detyrës.


    E gjatë asaj kohe, Osmani pati treguar edhe ‘afërsinë familjare’ që kishte me ish-kryetaren e KQZ-së.

    Ajo pati deklaruar se nuk ka ndonjë lidhje familjare, ndonëse prindi i saj dhe ai i Dakës vijnë nga i njëjti fshat.

    “Babai im dhe i ndjeri babai i zonjës Daka kanë qenë nga i njëjti fshat, por lidhje gjaku nuk kemi. Vetëm vijmë nga i njëjti fshat”, tha Osmani, shkruan Reporteri.net.

    Por as prejardhja nga i njëjti fshat me Presidenten Osmani nuk e shpëtoi Valdete Dakën nga shkarkimi si udhëheqëse të KQZ-së.

    Menjëherë pas shkarkimit të saj, Osmani ka emëruar si kryesues të ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqin, që është gjyqtar i Gjykatës së Apelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!