×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja tri ditore

    Asambleja Parlamentare e NATO-s nis punimet, Kosova në agjendë

    Reporteri
    25 Maj 2024 | 11:19

    Asambleja Parlamentare e NATO-s, do të mblidhet në Sofje të Bullgarisë duke filluar nga sot ku në agjendën e kësaj mbledhje e cila do të zgjasë për tri ditë rresht është edhe Kosova.

    Kuvendi i Kosovës, synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar.

    Sipas një njoftimi të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, deputetët e saj mes tjerash do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës.

    Gjithashtu në takim do të trajtohen, sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, strategjitë për mbështetjen e partnerëve në rrezik, dhe rritja e angazhimit me Jugun Global, thuhet në komunikatë.

    Në punimet e Asamblesë, do të marrin pjesë edhe deputeti Driton Hyseni dhe Xhavit Haliti, të cilët e përfaqësojnë Kosovën atje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!