×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblisti i PDK-së e quan kryetarin e Mitrovicës, Perëndim Bahtiri – Përmend punësimet partiake nga ai dhe Faruk Mujka

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 19:29

    Asamblisti Remzi Rrahmani nga radhët e PDK-së në Komunën e Mitrovicës, ka përmendur emra për të cilët supozon se janë emërime partiake të kryetarit Agim Bahtiri dhe nënkryetarit Faruk Mujka


    Rrahmani ka thënë se në kabinetin e Bahtirit ndodhet i punësuar Avni Zogiani nga Fushë Kosova, i cili, sipas tij, merr rrogë pa u paraqitur në punë asnjëherë.

    Sipas Rrahmanit, edhe shefja e tanishme e kabinetit planifikohet të punësohet në teatër.

    “Një informacion tjetër tejet i rëndësishëm për ju është se, gruaja e vëllaut të Faruk Mujkës është punësuar në Stacionin e Autobusëve pa konkurs dhe vazhdon tash e sa vite të paguhet nga buxheti i Komunës”, ka njoftuar asamblisti Rrahmani.

    Postimi i plotë i Rrahmanit:

    Meqë Faruk Mujka po na tregojka se disa po e shesin shpirtin e trupin dhe po vazhdojnë të shesin moral, unë këtij të fundit dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës po u’a bëj një pyetje. Pse Avni Zogjani është i punësuar tash e sa muaj në kabinetin e Kryetarit të Mitrovicës dhe kurr nuk paraqitet në punë, pra merr pagë pa punuar fare? Pastaj, pse nuk paska mundësi të punësohet një i ri apo e re mitrovicase, po po u dashka një person nga Fushë Kosova?

    Në të njejtën kohë sot u informova se shefja e tanishme e kabinetit të Kryetarit të Komunës do të punësohet në teatër. Sa për mbamendjen e qytetarëve të gjitha ish shefet e kabinetit të Perëndim Bahtirit janë të punësuara me kontrata të rregullta në institucione të ndryshme.

    Një informacion tjetër tejet i rëndësishëm për ju është se, gruaja e vëllaut të Faruk Mujkës është punësuar në Stacionin e Autobusëve pa konkurs dhe vazhdon tash e sa vite të paguhet nga buxheti i Komunës.

    Kaq për moralin e Perëndimit e të Farukut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!