Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka prezantuar kandidaten e radhës për asamble në Kryeqytet, Adelina Fazliji.
Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Rrugëtimit tonë për Prishtinën po i bashkohet edhe Adelina Fazliji, aktiviste e devotshme dhe njëherit asambliste në Kuvendin Komunal. Adelina, rrjedh nga një familje e njohur nga Hajvalia”, ka njoftuar Haradinaj.
Ai ka thënë se përvoja e Adelina Fazlijit në qeverisjen komunale, është vlerë e shtuar në listën e AAK-së për Prishtinën.
“Adelina na bashkohet në këtë garë me bindje të plotë për fitore, dhe me besim se bashkërisht Prishtinës do ja ofrojmë projektet dhe sukseset që do të mbahen mend gjatë! Përvoja e Adelinës në qeverisjen komunale, i jep vlerë të shtuar listës sonë për Prishtinën”, është shprehur Haradinaj.
Kujtojmë se Adelina Fazliji ishte Asambliste në Komunën e Prishtinës nga radhët e Aleanca Kosova e Re, ndërsa sot ajo ka aderuar në AAK dhe do të jetë kandidate në listën e kësaj partie.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.