×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblistja më e votuar e AAK-së në Gjakovë në garë për deputete

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 17:42

    Asamblistja më e votuar e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë, Florentina Gjergjaj do të jetë në listën e kësaj partie për deputete të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin e ka bërë të ditur vet Gjergjaj. Ajo ka thënë se ka ardhur koha që të marrë përgjegjësi të reja dhe për këtë ka besimin e partisë.

    Postimi i plotë i Gjergjajt:

    Të nderuar familjarë dhe miq,

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është familja jonë e madhe, në të cilën si anëtare e saj me besimin edhe të liderit Ramush Haradinaj dhe me rritjen time politike, duhet të marrë përgjegjësi të reja.

    Rrugëtimin tim politik e kam nisur me mbështetjen tuaj. Ju më zgjodhët që të jem zëri juaj në Asamblenë Komunale në Gjakovë në zgjedhjet e 2017-tës duke me renditur si femra me e votuar. Përgjatë këtyre viteve të përfaqësimit, ne kemi punuar bashkë në realizimin e shumë projekteve që kanë përmirësuar cilësinë e jetës në vendbanimet tona.

    Problematikat tuaja të përditshme sociale e infrastrukturore, jam munduar që përpos t’i prezantoj në Asamble, të jem edhe një urë lidhëse për jetësimin e tyre.

    Besimi dhe mbështetja juaj për më tutje tejkalon komunën, sepse zëri juaj duhet të përfaqësohet në Parlament, atje ku zhvillohen politika që ndikojnë në jetën e secilit prej jush.

    Të nderuar familjarë dhe miq, unë do jem në listën e AAK-së për deputete në Parlamentin e Kosovës, sot institucioni më i rëndësishëm ku buron funksionimi i shtetit, ka nevojë për gjithsecilin prej nesh. Ju do të mund ta zhvilloni atë duke votuar njerëzit më meritorë.

    Vota juaj është nder, përgjegjësi dhe obligim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!