Gjashtë ditarë të një shkolle në Prizren janë “avulluar” gjatë ditës së djeshme. Për këtë rast, tashmë janë identifikuar dy të dyshuar.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë asgjësuar gjashtë (6) ditarë të shkollës. Njësitet policore kanë identifikuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.