×
  • Lajme
  • Lajme

    Asgjësohen më shumë 200 kg mish i prishur në Skenderaj

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 15:14

    Drejtoria e Inspektoratit në komunën e Skenderajt, ka bërë kontrolle të produkteve ushqimore në këtë komunë, ku ka asgjësuar më tepër se 200 kilogramë mish të prishur.


    Sipas njoftimit të komunës së Skenderajt, Inspektorati i komunës ka vendosur duke i gjobitur bizneset ku u gjet ky mish konform dispozitave ligjore.

    Lexojeni njoftimin e plotë:

    Në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë së Inspektoratit, për kontrolle të produkteve ushqimore në marketet dhe dyqanet e komunës sonë, ditë më parë inspektorët e këtij dikasteri kanë bërë inspektim në një nga qendrat tregtare në qytet, ku kanë gjetur një sasi të madhe mish vishi i prishur, prej 184 kg, e vlefshme me 1 mijë e 199 euro, si dhe 43 kg mish pule i prishur, gjithashtu.

    Sipas raportit të Inspektorëve, sasia e mishit është gjetur tek Qendra Tregtare “Arjeta”, nga e cila është sekuestruar dhe është dërguar në vendin e sigurt ku edhe është asgjësuar.

    Inspektorati i Komunës ka ndërmarrë masa konkrete ndaj rastit në fjalë, duke e gjobitur biznesin, konform dispozitave ligjore.

    Komuna e Skenderajt nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që qytetarëve t’u servohen produkte që përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre.

    Për të arritur këtë, kërkohet të bashkëpunohet ngushtë me qytetarët tanë, andaj Komuna e Skenderajt u bën thirrje të gjithëve të paraqesin tek organet kompetente çdo rast dyshimi të produkteve të prishura ushqimore apo me afat të skaduar.

    https://www.facebook.com/KomunaSkenderaj/posts/2207398686040690?__xts__%5B0%5D=68.ARCun3xCz8V6lfzR18fe26JgmWKWNCvcotIAoT4F9UjfgoyKZg0dMFeYDtOI7cspaK5n1nzILgZ1Z7MEgEADKu-3J0BHGHmGY16tg82LfKuu39PuAOB4EAEbjPhsKkZH_VDdx3SLOIg098VRk16DaBGszMtKB-H0yKcqko4bzdrM-crbXUbU-rPnyPldg-zDR04ZKih8CXpA_6N5YUB8pL0Hm2qBtlMeuoU-vwAh2cZBjYosc1luv3vtrfHbkwGaYDfbc7oZosJC7qYBN3kszHF4q2DVKjFpMOOYh-CB7UYYnBwFUkS-dYi8VkKnF9ByosTQ5I7AfJelavurVbAzZTJCOQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!