×
  • Lajme
  • Lajme

    Ashpërsohet retorika mes partnerëve qeverisës, nisin akuzat për korrupsion

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 10:15

    Beteja LDK-AAK është zhvendosur në komunën e Pejës. Tashmë partnerët e koalicionit po ia përmendin njëra tjetrës korrupsionin.


    Kandidati për kryetar të Pejës, i nominuar nga AAK-ja, Arbër Grabovci, mëngjesin e sotëm ka realizuar një aksion, në qendër të qytetit.

    Ai ka vendosur një obelisk, ku shkruhet PA KORRUPSION, e këtë, ai ia ka dedikuar kryetarit Gazmend Muhaxheri.

    Vet Grabovci, ka publikuar një fotografi në FB ku shihet para këtij obelisku me të cilin edhe sfidon Muhaxherin.

    Ky është postimi i tij:

    #PAKORRUPSION në Pejë

    Puna #1 e Kryetarit duhet të jetë vet i pa korruptuar dhe të eliminoi korrupsionin që ka kapluar çdo pore të qeverisjes komunale!Sfidoj Kryetarin Muhaxheri të dalë publikisht para kësaj motoje të fuqishme.Pejën e dua #PAKORRUPSION.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!