ASK ka konstatuar se ka rritje të çmimit të produkteve ushqimore dhe rritje të sigurimit të veturave për 19.7%.
Janë produkte esenciale për jetës.
Por, çmimi i tyre është rritur edhe në kohë pandemie.
Në një konstatim të tillë ka ardhur Agjencia e Statistikave të Kosovë.
Megjithëkëtë shitësit e produkteve, mohojnë se janë rritur çmimet.
Dallime të mëdha në çmime nuk po vërejnë as qytetarët.
Por, gjithë këtë situatë shumë shqetësuese po e sheh edhe Selatin Kaqaniku nga shoqata konsumatori.
Ai thotë se nëse vazhdon ky trend i rritjes së çmimeve , në fund të vitit rritja do të jetë e madhe.
Agjencia nee Statistikave të Kosovës ka lajmëruar edhe rritjen e çmimit për sigurimin e automjeteve
Shoferët për të siguruar veturat e tyre duhet të paguajnë një rritje prej 19.7%
Agan Hajdarhoxha thotë se kjo rritje po vjen pas lajmërimit të rritjes prej 26%
Hajdarhoxha thotë se për të regjistruar një veturë çmimi sillet rreth 300 euro
Ngritja e çmimit e sigurimeve të veturave ishte kundërshtuar edhe vitin e kaluar me anë të një proteste simbolike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.