Dje është shënuar dita e zjarrfikësve. Por në këtë ditë, askush nuk i vizitoi zjarrfikësit e Kosovës.
Zjarrfikësi Vezir Berisha, që ushtron edhe detyrën e shoferit, ka shpërthyer në lot teksa ka rrëfyer për kushtet e vështira në të cilat punojnë.
Ai deklaroi se shumë shpesh ofendohen nga qytetarët që nuk e dinë realitetin e mundësisë së punës së tyre.
“Kushtet janë të mjerueshme ose të këqija ku punojmë ne. Prapë ne jemi më mirë në krahasim me komunat tjera. Së pari stafi është shumë i vogël, jemi 8 punëtore në këtë bazë që është shumë pak për 3 rajonet që i mbulojmë. Në komuna tjera ndodh që janë nga 2-3 zjarrfikësa, pra shoferi dhe dy zjarrfikësa”.
“Kanë ndodhur raste kur kemi qenë duke intervenuar në një lokacion dhe na kanë telefonuar për të shkuar edhe në një vend tjetër. Na është dashur të vonohemi dhe kur kemi mbërritur aty na kanë sharë e ofenduar, por qytetarët nuk e dinë kush është fajtori, pra që ne kemi mungesë të punëtorëve”, ka thënë ndër të tjera ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.