Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajnë konferencë për media gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” (afër Kuvendit të Kosovës).
Më tutje thuhet se konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%.
Konferenca mbahet një ditë para protestës e cila mbahet nesër duke filluar nga ora 12:00.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë kësaj jave e ka aprovuar shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind për periudhën 1 maj deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.
Caktimi i tarifave për 2025-2026 u bë pasi që më 11.04.2025 ZRRE vendosi që qytetarët e Kosovës të paguajnë rreth 16% më shtrenjtë energjinë elektrike të cilën e shpenzojnë.
ZRRE ka bërë me dije se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.