×
  • Lajme
  • Lajme / 11:00

    “Asnjë Cent Më Shumë” sot dorëzon padi kundër ZRRE’së për rritjen e tarifave të energjisë

    Reporteri
    02 Maj 2025 | 8:04

    Grupi “Asnjë Cent Më Shumë” sot me fillim nga ora 11:00 do të dorëzojë zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Shtrenjtimi i rrymës për 16.1 përqind nuk i prek katër komunat veriore.

    Në njoftimin për media thuhet se padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Pallati i Drejtësisë.

    “Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në njoftim, përcjell Reporteri.net.

    Më 11 prill, Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendosi që rryma të shtrenjtohet për 16 përqind.

    Përmes një njoftimi që patën bërë, ZRrE thoshte se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

    “Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%”, thuhej në njoftim e 11 prillit./Reporteri.net/

    Elektrosever: Shtrenjtimi i rrymës prej 16.1% nuk vlen për katër komunat veriore

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!