×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë fjalë për Vjosa Osmanin në Facebook, por Kurti gjen hapësirë për një kandidat të panjohur

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 15:49

    Arion Thaqi, me profesion arkitekt dhe kryetar i demokristianëve të rinj të Kosovës, sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të jetë në listën garuese për deputet në zgjedhjet e parakohshme që do mbahen më 14 shkurt.


    Këtë e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook i thuri lavde aderimit të fundit në parti, shkruan Reporteri.net.

    Por njëjtë nuk veproi edhe me zyrtarizimin e bashkëpunimit me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.

    Kurti e Osmani dje përmes një konference për medie zyrtarizuan koalicionin parazgjedhor, ku kjo e fundit bëri të ditur se do të garojë në një listë të përbashkët me VV-në.

    Por Kurti nuk e shkroi asnjë rresht të vetëm lidhur me këtë në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

    Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe iniciativës së Vjosa Osmanit përmban 10 zotime i pari nga të cilët është vettingu në sistemin e drejtësisë dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Ky është postimi i plotë i Kurtit për aderimin e Arion Thaqit:

    Arion Thaqi është i lindur në Prishtinë në vitin 1982, dhe, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Më pas vijoi studimet në Romë të Italisë në Sapienza Universita Di Roma duke specializuar në degën planifikim, menaxhim e projektim të objekteve spitalore dhe shëndetësore. Që nga viti 2007, Aroni punon si arkitekt në projekte e bashkëpunime me kompani të ndryshme. Arioni është kryetar i demokristianëve të rinjë të Kosovës. U takuam bashkë edhe me kryetarin e subjektit, Dr. Ukë Berisha. Arion Thaqi do të jetë në listën garuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputet të ardhshëm në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!